Drenori i kërkon Veselit t`ia lirojë rrugën Kurtit për krijimin e qeverisë

Drenori i kërkon Veselit t`ia lirojë rrugën Kurtit për krijimin e qeverisë

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Xhavit Drenori, i ka bërë thirrje kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, që ta lirojë rrugën për mandatimin e qeverisë së re të vendit, duke i mundësuar kështu Albin Kurtit krijimin e qeverisë.

Drenori përmes një statusi në Facebook shkruan se bazuar në rezultatat ende jo zyrtare për numrin e deputetëve,  se PDK-ja ka fituar 20 mandate në Parlamentin krahasuar me legjislaturen e kaluar që mbante plot 36 sosh, “është treguesi më i mirë që je humbësi më i madh i zgjedhjeve të 11 Qershorit”.

Ai madje ka treguar edhe për votat që kanë marrë Kurti e Veseli në zgjedhjet e 11 qershorit.

“Informacionet se Albin Kurti është kandidati larg më i votuar se Ti, sado që të dy mbanit numrin 1 në lista zgjedhore, madje distanca ndërmjet Jush është jashtzakonisht e madhe, 188000 për Albinin kundrejt rreth 60000 votave për Ty, është tregues tjetër që duhet të lëshosh rrugë”, ka thënë ai duke përmendur edhe zgjedhjet lokale të mbajtura në komunën e Drenasit në dhjetor të vitit 2016.

“Rezultatet e 4 Dhjetorit 2016 në Drenas ishin në fakt një sinjal i qartë se duhej intervenim imediat në parti (PDK) për t’a pastruar nga njerëz të krimit e korrupsionit. Ti nuk e lexove drejt këtë sinjal”, ka deklaruar ai, përcjell gazetametro.net

Ai kërkon nga Veseli të hapë rrugë dhe ta pranojë se është humbësi i zgjedhjeve, nëse këtë nuk e bënë thotë se do ta dërgonte vendin në zgjedhje përsëri.