Deputeti i LDK-së me tri banesa, një shtëpi dhe 60 ari tokë

Me një pagë prej rreth dy mijë eurosh si deputet, Nuredin Ibishi nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka deklaruar një pasuri prej rreth 250 mijë eurosh në total.

Në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), Ibishi ka deklaruar tri banesa, një shtëpi dhe mbi 60 ari parcelë toke, raporton Insajderi.

Tri banesat, Ibishi ka deklaruar se i ka blerë brenda katër vitesh, nga viti 2006 deri në vitin 2010.

Një banesë me 80 metra katror, një tjetër me 63 metra katror dhe një tjetër me 81 metra katror, janë tri banesat e deklaruara nga Ibishi në AKK.

Deputeti i LDK-së ka deklaruar edhe një shtëpi, të cilën thotë se e ka trashëgimi familjare, shkruan Insajderi.

Ndërkaq, Nuredin Ibishi ka deklaruar edhe mbi 60 ari parcelë tokë në total. Të gjitha këto pasuri të paluajtshme, ai i ka deklaruar në emër të vet.

Ibishi po ashtu ka deklaruar tri vetura. Njërën prej veturave e ka deklaruar në emër të vet, ndërsa dy të tjera të bashkëshorteve të tij. /Insajderi.com