Bahtiri: Kurti duhet të bëhet kryeministër, është më i devotshëm se unë

Bahtiri: Kurti duhet të bëhet kryeministër, është më i devotshëm se unë

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Rr, Agim Bahtiri, ka thënë se është i gatshëm për një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, madje ai është shprehur se do të dëshironte një vend në qeverinë e Alvin Kurtit.

Bahtiri është shprehur se nëse edhe nëse ai do të ishte kandidat për kryeministër do të tërhiqej për të ia liruar vendin Kurtit.

“Unë mendoj se Albin Kurti duhet të jetë kryeministër i vendit. Mendoj se Albin Kurti ka treguar rezultate, ka qenë luftëtar i denjë në të gjitha proceset për Kosovën. Kurti është me i devotshëm edhe se unë”, ka thënë Bahtiri në Klan Kosova.

Bahtiri më tutje ka thënë se koalicioni PDK-AAK-Nisma nuk do të munden ta krijojë qeverinë, por që presidenti Thaçi duhet të tregohet i kujdesshëm dhe se mandatin duhet ta bartë te Kurti që ta formojë qeverinë dhe se të mos e çoj vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.