Lunacek vë në pikëpyetje demokracinë në Kosovë

Lunacek vë në pikëpyetje demokracinë në Kosovë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek që njihet si lobuesja më e madhe e çështjes së Kosovës në Bashkimin Evropian, i ka dhënë një goditje sistemit demokratik të Kosovës duke e vënë në pikëpyetje funksionimin  e saj, raporton Insajderi.

“Kosova është shteti më i ri në Evropë dhe po punon shumë për ta konsoliduar demokracinë. Të rinjtë kosovarë e kanë dëshmuar se duan të jenë pjesë e familjes evropiane dhe të integrohen në Bashkimin Evropian. Ka shumë progres viteve të fundit, ka progres në dialogun me Beogradin, mirëpo jo në nivel të kënaqshëm. Ajo që ka bërë Kosova deri më tash nuk mjafton”, ka thënë Lunacek në fjalimin e saj para euro deputetëve.

Në fjalimin e saj, Lunacek ka thënë se i ka bërë thirrje “që të ndalet dhuna në Kuvendin e Kosovës dhe të mos protestohet dhunshëm”.

“I kemi bërë thirrje edhe Presidentes Jahjaga që t’i ftojë palët në dialog për t’i dhënë zgjidhje krizës”, ka thënë Lunacek, raporton Insajderi.