Publikohen emrat e 21 deputetëve të zgjedhur të PDK-së

Publikohen emrat e 21 deputetëve të zgjedhur të PDK-së

PDK për herë të parë pasluftës do të ketë numrin më të vogël në Parlamentin e Kosovës. Në koalicionin PAN ka fituar vetëm 21 deputetë. Vota nuk kanë fituar figurat kryesore të partisë siç janë: Arsim Bajrami, Hajredin Kuçi, Nait Hasani, Fadil Beka.

Bazuar në listën e hartuar nga vëzhguesit e koalicionit PAN, ku nuk janë përfshirë votat me kusht dhe votat e diasporës, PDK mbetet me vetëm 21 deputetë. 16 më pak se në zgjedhjet e fundit, ku kishte pasur 37 deputetë.

Tash, krejt koalicioni PAN ka arritur të fitojë vetëm  39 deputetë, prej të cilëve 10 të AAK-së e 8 të NISMA-s për Kosovën, shkruan Gazeta Express.

Kësaj radhe deputetë s’kanë arritur të bëhen dy Nënkryetarët e PDK-së, Hajredin Kuçi e Arsim Bajrami. As zyrtarët tjerë të kësaj partia si Nait Hasani, Fadil Beka e Naim Fetahu.

Mirëpo, kësaj radhe, në listën për deputetë kanë hyrë Mergim Lushtaku, djali i Sami Lushtakut si dhe djali i Ukshin Hotit, Andini.

Veç kësaj, ligjvënëse në këtë legjislaturë do të jetë edhe mbesa e Presidentit Thaçi, Evgjenia.

Kjo është lista e deputetëve të PDK:

Kadri Veseli,

Sala Berisha Shala

Enver Hoxhaj

Mergim Lushtaku

Elmi Recica

Memli Krasniqi

Ganimete Musliu

Agim Aliu

Evgjeni Thaci-Dragusha

Andin Hoti

Fatmir Xhelili

Blerta Deliu

Xhevahire Izmaku

Bekim Haxhiu

Flora Brovina

Abdyl Saliu

Mexhide Mjaku-Topalli

Xhavit Haliti

Safete Hadwrgjonaj

Zenun Pajaziti

Nezir Cocaj