Graçanica është një vendet e vetme në rrethinën e kryeqytetit ku ekziston një strehimore e qenve endacak.
Për këtë ka marrë përkrahje edhe vendore edhe ndërkombëtare. Një nga përkrahësit e kësaj qendre, ishte edhe Komuna e Graçanices, e cila kishte dhuruar një shumë modeste për këtë qendër të trajtimit të qenëve.
Por edhe kjo shumë nuk është përdorur ashtu siç duhet. Paratë janë shfrytëzuar për ushqim dhe pije, sipas raportit të auditimit të kësaj komune në vitin 2016, raporton Insajderi.
Komuna e Graçanicës bazuar në një marrëveshje bashkëpunimi me një biznes individual ka paguar shumën prej një mijë e pesë qind euro për strehimin dhe trajtimin e qenve endacak.
Por sipas Zyrës së Auditimi Kombëtar parat e dhënë nga komuna nuk përfunduan në strehimin e qenve endacak, por për shpenzime të punëtorëve, ushqim dhe pije, si dhe shpenzime të veterinës.
Komuna e Graçanicës nuk ka asnjë dëshmi të arsyeshme për llojin e veprimtarisë apo arsyeshmërinë e subvencionit për biznesin privat.
“Në kërkesën e bashkangjitur për pagesë vërehet që shpenzimet janë për punëtorë, ushqim dhe pije, si dhe shpenzimet e veterinës. Komuna nuk ka dëshmi të arsyeshme për llojin e veprimtarisë apo arsyeshmërinë e subvencionimit për biznesin privat. Gjithashtu, nuk ka raport detaj për shpenzimin e mjeteve”, thuhet në raportin e ZAK.
Sipas Zyrës së Auditimit Kombëtar, ndarja e subvencioneve për bizneset private, rritë rrezikun që mjetet e ndara për kategorinë e caktuar të mos shpenzohen për qëllimet e duhura dhe të cilat janë në kundërshtim me rregulloren e brendshme për ndarjen e subvencioneve./Insajderi.com