Studentët serbë e shohin Kosovën si pengesë për anëtarësim në BE

Studentët serbë e shohin Kosovën si pengesë për anëtarësim në BE

Një sondazhit që shqyrton pikëpamjet e studentëve për politikën e jashtme të Serbisë, e udhëhequr nga Qendra për Politikat Ndërkombëtare Publike, ka gjetur se 39.7 për qind të studentëve nuk do të votonin për anëtarësimin e Serbisë në BE, ndërsa 50 për qind e tyre besojnë se vendi kurrë nuk do të bëhet pjesë e unionit.

Sondazhi tregon poashtu se pak më pak se 50 për qind e atyre që morën pjesë në studim mendojnë se pengesa kryesore për Serbinë të bëhet anëtare e BE është çështja e statusit me shtetin e Kosovës.

Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet dypalëshe me fqinjët e Serbisë, studentët mendojnë se marrëdhëniet më të këqijat janë me Shqipërinë, Kroacinë dhe Malin e Zi, dhe më së miri me Rumaninë, Hungarinë dhe Bullgarinë, njofton B92.

47 për qind e të anketuarve thanë se nuk ishin të kënaqur me marrëdhëniet e Serbisë me diasporën serbe, 38 për qind nuk kishin asnjë qëndrim për këtë, ndërsa vetëm 15 për qind thanë se ishin të kënaqur.

Studentët kundërshtojnë më ashpër anëtarësimin në NATO. Afër 88 për qind e tyre janë shprehur kundër anëtarësimit në këtë organizatë.