Gjykata Themelore e Pejës, ka shpallur fajtor të akuzuarin për vrasje, Sh.K. nga fshati Lëbushë, Komuna Deçanit, duke e dënuar me 13 vite burgim.
“I akuzuari është shpall fajtor sepse me datë 18.04.2016 rreth orës 02:04, në sheshin “Mentor Tolaj” në Deçan, në cilësi të personit zyrtar, gjer sa ishte në detyrën zyrtare rreshter policor në stacionin e Policisë në Deçan, ka privuar nga jeta tani të ndjerin I. L. nga fshati Strellc i Ulët, komuna Deçan”, thuhet në njoftim.
Gjykata shton se në rastin e marrjes së vendimit ka bërë rikualifikimin e veprës penale nga vrasja e rëndë nga neni 179 par.1 pika 1.8 te KPRK-së në veprën penale të vrasjes nga neni 178 te KPRK-së.