Facebook do ta mbrojë foton e profilit nga abuzimet

Facebook do ta mbrojë foton e profilit nga abuzimet

Facebook prezantoi një funksionalitet të ri për përdoruesit të cilët janë të shqetësuar lidhur me privatësinë e fotos së tyre të profilit.

Ditën e sotme rrjeti social filloi një program pilot në Indi i dizajnuar për të mbrojtur fotot e profilit të përdoruesve. “Photo Guard” implementon një sërë masash sigurie të cilat përfshijnë:

  • Parandalimin e përdoruesve nga shkarkimi i fotos së profilit të një përdoruesi
  • Parandalimi i etiketimit në një foto profili
  • Parandalimi i “screenshot” të fotos së profilit të një personi

Kur është i aktivizuar ky funksionalitet është i dukshëm nëpërmjet një kufiri në ngjyrë blu dhe një mburojë rreth fotos së profilit.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/fbsafety/videos/1356066257764542/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

Ai erdhi si një rezultat i një hulumtim bërë në Indi. Facebook tha se shumë përdorues nuk dëshironin një foto e profilit të tyre të përfundonte në internet.

Aktualisht i disponueshëm në Indi, “Photo Guard” pritet të shpejti të zgjerohet edhe në vende të tjera.