Deda: Nuk do të ndodhë që PAN-i të qeverisë me vendin

Deda: Nuk do të ndodhë që PAN-i të qeverisë me vendin

Ilir Deda, kandidat për deputet nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, ka thënë se partitë që dolën si të tretat dhe të katërta, duke ju referuar PDK-së dhe AAK-së, po duan ta qeverisin vendin në të ardhmen por kjo nuk do të mund të ndodhë.

“Tash jemi me një paradoks sepse partia e tretë dhe e katërt po duan me qeverisë me gjithë Kosovën dhe kjo nuk mundë të ndodh. Koalicioni PAN janë të parët, por kur e sheh PDK-në është partia e tretë dhe AAK-në që është e katërta”, ka thënë Deda në TV Dukagjini.

Deda më tutje ka folur edhe për dy koalicionet mes LDK-AKR-Alternatives dhe koalicionit tjetër PDK-AAK-Nisma. Ai ka thënë se koalicioni PAN është bërë vetëm për shkak të frikës së humbjes së pushtetit.

“Dy koalicionit nuk mund të maten me të njëjtën peshore sepse koalicioni jonë është bërë për qëllime të ndryshme. Koalicioni jonë ka pas një logjikë, koalicioni andej e kanë bërë prej një frike se do ta humbas pushtetin”, ka thënë Deda.

Deda më tutje ka thënë  se qytetarët në këto zgjedhje e kanë fuqizuar brezin e ri të politikes duke votuar gjeneratën e re në politik./Isajderi.com