Shoqata e Shpezëtarëve proteston kundër importit të vezëve

Shoqata e Shpezëtarëve proteston kundër importit të vezëve

Para Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit, Shoqata e Shpezëtarëve të Kosovës janë dukë mbajtur një protestë.

Kjo protestë po mbahet kundër importit të vezëve nga Shqipëria, njofton Klan Kosova.

Disa prej të pranishmëve aty kanë thënë se importimi i vezëve nga jashtë po i dëmton ata si prodhues vendorë.

Ata kanë kërkuar që kjo të ndalet, edhe për shkak se këta nuk po mundem as që të eksportojnë produktet e tyre.

Më tej kanë theksuar se cilësia e vezëve që vijnë nga Shqipëria nuk janë të cilësisë as së përafërt me produktet kosovare të këtij lloji.