Bashkësia Islame tregon kohën se kur do të falet Bajrami

Bashkësia Islame tregon kohën se kur do të falet Bajrami

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e  shtunë, më 24 qershor 2017 dhe dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është të dielën, më 25 qershor 2017.

Manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Manifestimi fillon në ora 04:15, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga Ekrem ef. Maqedonci.

Namazi i Fitër – Bajramit falet në ora 05:37 minuta të cilit do t’i prijë, Sabri ef. Bajgora-kryeimami i BIK-ut.

Hytben e Fitër – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës,  Naim ef. Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë.