Vdes personi i cili u ther me thikë nga vëllai

Vdes personi i cili u ther me thikë nga vëllai

Një i mitur ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga goditja me thikë që ia ka bërë vëllai i tij në një lagje në Ferizaj.

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt, ka njoftuar se Q.M. 18-vjeçar është therur me thikë të mërkurën në rrugën “Fan Noli” në Ferizaj.

Policia ka arrestuar të dyshuarin A.M, 16-vjeçar, i cili ka therur me thikë vëllanë e tij të madh.

Pas intervistimit, në konsultim me Prokurorin e Shtetit është marrë masa e ndalimit policor prej 24 orëve.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma e ftohtë- thika, me të cilën dyshihet se është kryer vepra.

Me 23.06.2017 , nga ana e mjekëve kujdestarë jemi informuar se viktima Q.M. nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë.

Është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili autorizon Sektorin e Hetimeve rajonale që të merren me kompletimin e rastit,kurse trupi i pajetë dërgohet për obduksion