Nesër mbahet pjesa e dytë e Testit të Maturës

Nesër mbahet pjesa e dytë e Testit të Maturës

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë njofton se të shtunën, më 24 qershor 2017 organizon pjesën e dytë të Provimit të Maturës 2017 në afatin e qershorit, për rreth 25 mijë maturantë sa ka këtë vit Kosova.

Komisioni Qendror i Maturës njofton se provimi do të mbahet në 200 qendra testimi në gjithë vendin, ndërsa për mbarëvajtjen e këtij procesi janë të angazhuar rreth 2100 administrues dhe rreth 600 komisionerë.

Pyetjet në pjesën e dytë të provimit janë nga lëmi profesionale.