Haradinaj merr mbështetjen e partisë për nisjen e negociatave për Qeverinë

Haradinaj merr mbështetjen e partisë për nisjen e negociatave për Qeverinë

Kryesia e Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës (AAK) dhe kryetarët e degëve, në mbledhjen e përbashkët të mbajtur sot ka shqyrtuar rezultatin zgjedhor, hapat drejt krijimit të institucioneve qendrore si dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale 2017.

Organet më të larta të AAK i dhanë mbështetje të plotë të nominuarit për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, që të zhvillojë negociatat me partnerët e mundshëm për krijimin e Qeverisë dhe institucioneve që dalin nga zgjedhjet e 11 qershorit.

Po ashtu, Kryesia e AAK-së është shprehur e bindur se nuk do të ketë vështirësi e as vonesa në krijimin e institucioneve të reja qendrore.