Procedura të reja për aplikim për vizë në ambasadën e Zvicrës

Procedura të reja për aplikim për vizë në ambasadën e Zvicrës

Nga 3 korriku 2017 Ambasada e Zvicrës në Kosovë do të prezentojë një aplikacion online dhe një portal për rezervim të terminit për viza Shengen.

Për shkak të futjes së menjëhershme të sistemit të ri, rezervimi i drejtpërdrejtë i termineve për viza pranë Ambasadës do të jetë i mundur vetëm deri më 28 qershor 2017.

Aplikantët të cilët kanë për qëllim të aplikojnë për vizë Shengen për të udhëtuar në Zvicër, Francë, Austri apo shtetet e Beneluksit do të kenë qasje në faqen e internetit www.swiss-visa.ch . /Insajderi.com