Presidenti i pezulluar i UEFA-së, Michel Platini, mohuar raportimet se ai ka shfrytëzuar shërbimet për fshehjen e parave në kompaninë ligjore Mossack Fonseca në Panama.

Ish-futbollisti i Juventusit ka thënë se llogaritë dhe asetet e tij janë të njohur nga organet tatimore në Zvicër.
Francezi është identifikuar në dokumentet e rrjedhura nga firma ligjore me bazë në Panama Mossack Fonseca se menaxhon një kompani të quajtur Balney Enterprises Corp, sipas gazetës Le Monde, njofton Insajderi.
Associated Press citon një deklaratë nga këshilltarët e Platinisë se ai “dëshiron të informoj se të gjitha llogaritë dhe asetet e tij janë të njohura për autoritetet tatimore në Zvicër, ku ai ka qenë banor që nga viti 2007 “.