Mbyten dy fëmijë në rezervuar

Mbyten dy fëmijë në rezervuar

Një ngjarje tragjike ka tronditur Shqipërinë, ne fshatin Ndroqin mesditën e kësaj të diele.

Dy fëmijë, 10 dhe 11 vjeç, janë mbytur në rezervuar, ndërsa një tjetër arriti të mbijetojë. 2 fëmijët mësohet se ishin futur për t’u larë në rezervuarin e fshatit dhe nuk kanë arritur të dalin dot, duke humbur jetën.

Një tjetër 8-vjeçar që ishte futur dhe ai për t’u freskuar në rezervuar mësohet se ka arritur të shpëtojë. 8-vjeçari u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja janë ende të paqarta. Ndërsa policia po heton rrethanat në të cilat ndodhi mbytja e fëmijëve, të cilët mësohet se nuk ishin në kujdesin e prindërve.