
Policia e Korçës ka vënë në pranga një specialist të drejtorisë së peshkimit, koordinator i një subjekti politik, të akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje – qëllim blerjen e votës, deri në 200.000 lekë për një subjekt të caktuar politik.
Gjithashtu, po nga këto struktura filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj R. D. 61 vjeç edhe një tjetër koordinator i një subjekti politik.
Procedimi ndaj tij filloi pasi më datë 25.06.2017, këtij shtetasi në lagjen nr. 6 në Korçë, në automjetin e tij me targa i janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 170.000 lekësh të cilat dyshohen se do përdoreshin për pagesat e zgjedhësve dhe komisionerëve të këtij subjekti./TCh/