Vuçiq: Jemi të gatshëm të pranojmë refugjatë

Vuçiq: Jemi të gatshëm të pranojmë refugjatë

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Serbia është e gatshme të jetë pjesë e Evropës për zgjidhjen e krizës së refugjatëve.

“Jemi në bashkëpunim me Gjermaninë dhe vendet tjera të Evropës, do ta zbatojmë atë që do ta vendosë Evropa. Nëse na thonë që kufijtë të mbyllen, do t’i mbyllim, edhe pse unë mendoj që nuk është ajo zgjidhja më e mirë”, ka thënë Vuçiq në një emision televiziv të mërkurën në mbrëmje.

Ai ka treguar se disa herë në Bruksel ka biseduar me zyrtarë të lartë lidhur me çështjen e refugjatëve.

Ndërkaq, për numrin e refugjatëve që mund të pranojë Serbia, Vuçiq është shprehur se ajo është e gatshme të pranojë 5 deri në 10 mijë refugjatë.

“Pesë, dhjetë apo pesëmbëdhjetë mijë, varësisht prej marrëveshjes me Evropën. Duhet ta kemi parasysh që Serbia është vend i vogël. Nëse ne pranojmë një gjë të tillë atëherë Polonia si vend shumë më i madh do të duhej të pranonte 70 deri në 80 mijë refugjatë”, ka vlerësuar Vuçiq.

Në anën tjetër kriza e refugjatëve vazhdon të jetë temë diskutimi edhe në vendet e Eurozonës, ku disa prej tyre tashmë kanë hapur edhe pika kontrolli nëpër kufijtë e tyre me vendet tjera të Schengenit./Inasjderi.com