Zgjedhjet parlamentare që sollën ndryshim nëpër komuna – Cilat parti humbën komunat e tyre

Zgjedhjet parlamentare që sollën ndryshim nëpër komuna – Cilat parti humbën komunat e tyre

Në kohën kur na ndajnë edhe 5 muaj nga zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor, po të llogaritej rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme që u mbajtën më 11 qershor, do të kishte ndryshime të mëdha.

Në bazë të rezultateve përfundimtare të cilat i ka publikuar sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), del se shumë komuna do të qeveriseshin ndryshe.

Kështu, Komuna e Gjilanit qeveriset nga LDK-ja në krye me Lutfi Hazirin. Por rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme nxori fituese Lëvizjen Vetëvendosje më VV 42,34%, kurse LDK më 27,82% të votave.

Kolalicioni PDK-AAK-Nisma e fitoi Komunën e Gjakovës, edhe pse atje qeverisë Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa, e cila është në koalicion me LDK-në, AKR-në dhe Lëvizjen për Drejtësi, shkruan Insajderi.

Vetëvendosje arriti të fitojë në Komunën e Kaçanikut më 38,01%, duke e lënë pas PDK-në e cila qeverisë në këtë komunë më 37,30%.

Po ashtu, Vetëvendosje fitoi edhe në Komunën e Fushë Kosovës më 32,20%, dukë e lënë pas LDK-në që është në pushtet aty më 34,05% të votave.

Koalicioni PAN nuk doli mirë në Komunën e Kamenicës. Ajo qeverisë atje, por në zgjedhjet e përgjithshme doli në vendin e tretë. Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet më 38,69%, duke u ndjekur nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa më 28,60%, kurse koalicioni PAN mori 21,23%.

Edhe në Komunën e Mitrovicës pati ndryshime. Atje qeverisë AKR-ja, e cila është në koalicion me LDK-në dhe Alternativën, por fitoi Lëvizja Vetëvendosje 36,58%, kurse koalicioni LAA mori 35,88%.

Gjithashtu Peja soli ndryshim rezultati. Atje qeverisë LDK-ja, kurse zgjedhjet e përgjithshme i fitoi PDK-ja në koalicion me partitë tjera, shkruan Insajderi.

Koalicioni PAN fitoi edhe në Suharekë kundrejt LDK-së e cila është në pushtet në këtë komunë. Koalicioni PAN mori PDK 43,48%, kurse koalicioni LAA mori 34,59%.

Vetëvendosje i nxori telashe LDK-në në Ferizaj. Atje ajo fitoi edhe pse LDK është në pushtet komunal. Madje LDK doli e treta.

Vetëvendosje mori 35,04%, koalicioni PAN mori 30,32%, ndërsa LDK dhe partnerët fitoi vetëm 29,92%.

Komuna e Vitisë soli në rivalitet Vetëvendosjen dhe LDK-në. Kjo e fundit është në qeverisje komunale, por Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet.

Vushtrria solli PDK-në në vendim e dytë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, pasi mori 35,45%, kurse Vetëvendosje prinë më 35,98% të votave, shkruan Insajderi.

Pak më ndryshe është rasti te Komuna e Halit të Elezit. Që disa mandate në këtë komunë fiton Refki Suma, i cili është kandidat i pavarur. Ai gëzon respekt të madh te banorët e asaj pjese. Në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare ai nuk ka kandiduar për deputet.

Megjithatë, rezultati i dalë nga KQZ-ja e nxjerrë Vetëvendosjen fituese të zgjedhjeve atje më 45,09%, koalicioni PAN më 38,91% dhe LDK me partnerët moti 13,86%.

Kurse në komunat tjera është ruajtur qeverisja, edhe pse ka pasur ndryshim në vota./Insajderi.com