Osmani thotë se LDK ka përbërje të re që refuzon kategorikisht PDK-në

Osmani thotë se LDK ka përbërje të re që refuzon kategorikisht PDK-në

Vjosa Osmani nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa ka thënë se brenda LDK-së është një përbërje e re, e cila nuk do të japë votë për një koalicion me PDK-në.

“Jo vetëm që nuk ka koalicion, por as biseda për koalicion me PDK”, ka thënë Osmani,

Ajo ka thënë në një intervisët në Klan Kosova se koalicioni i fundit me ta ishte kafshatë e pakapërdishme për elektoratin e LDK-së.

“Është rezultat tepër i keq i LDK-së në zgjedhjet e fundit”, ka pohuar ajo. “Kam pasur pritje më të mëdha, por rezultati i keq është për shkak të koalicionit me PDK-në”, ka shtuar ajo.