Dikur e quante “fatkeqësia e Amerikës” Rama tash e lartëson Donald Trumpin

Dikur e quante “fatkeqësia e Amerikës” Rama tash e lartëson Donald Trumpin

Para se Donald Trump të zgjidhej president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama thoshte se “Trump është fatkeqësi për Amerikën” dhe madje kishte vënë në f pikëpyetje edhe marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.

Por tash kur ka marrë mandatin e dytë si kryeministër, Rama ka ndryshuar komplet fjalët për Trump.

Madje për këtë, ai është edhe “ngacmuar” nga gazetarja e televizionit francez “France24”, e cila pasi ia rikujtoj deklaratat për Trump, ironizoi duke thënë se zgjedhja e Donald Trump si President i SHBA u prit mirë në Shqipëri, aq sa i kanë vënë emrin një rruge.

“Në Shqipëri u prit mirë zgjedhja e Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, madje ka pasur dhe rrugë me emrin e tij në Tiranë. A jeni ju i lumtur për këtë ” – u shpreh gazetarja.

Rama e dha përgjigjen e tij duke u mbështetur tek propaganda komuniste në Shqipëri.

“Kushdo që do të zgjidhet President i SHBA-ve ai do të jetë gjithnjë mbi Perëndinë përsa i përket popullaritetit. Ju duhet të kuptoni që për 50 vjet kemi jetuar në një regjim që na thoshte se SHBA është vetë djalli dhe molla e ndaluar. Ne donim kaq shumë që ta blinim këtë mollë që na ishte e ndaluar sa që regjimi e ka bërë këtë punë falas për SHBA-në. E bëri SHBA-në praninë më të dashur e të besueshme në botë.” ,deklaroi Rama./Insajderi.com