VV thotë se Thaçi u takua me Vuçiqin për t’i ikur Speciales

VV thotë se Thaçi u takua me Vuçiqin për t’i ikur Speciales

Takimi i presidentit Hashim Thaçi me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini është komentuar në mënyra të ndryshme nga përfaqësuesit e partive politike në vend.

Në Vetëvendosje thonë presidenti Thaçi po e përdorë dialogun me Serbinë për t’i ikur procesit të Gjykatës Speciale. Në AAK ndërkaq, janë për vazhdimin e dialogut por në kornizat e dialogut të kenë përparësi temat që janë në interes për Kosovën.