“Me trup e me shpirt, jemi me futbollistët”

“Me trup e me shpirt, jemi me futbollistët”

Një grup prej dhjetra minatorësh nga miniera e Trepçës do ta mbështesin në stadiumin “Adem Jashari” skuadrën e Trepçës ’89 në ndeshje ndaj Vikingur Gotas.

Me një banderolë në duar, me kapela të punës në kokë dhe me rroba pune, minatorët i janë drejtuar stadiumit “Adem Jashari”.

“Me trup e me shpirt do t’i përkrahim me shku me tutje. Kemi me përkrah klubin tonë”, thotë njëri nga minatorët.

Ndeshja mes Trepçs ’89 dhe Vikingur Gotas, skuadër nga Ishujt Faroe, është e vlfeshme për raundin e parë para-kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Mitrovicasit e kanë humbur ndeshjen e parë ndaj Vikingurit me rezultat 2-1. /Insajderi.com