Nga BMW X5 deri në 100 mijë euro kesh – Si u pasurua Mërgim Lushtaku gjatë kohës sa e kishte babanë në burg

Një hulumtim në formularët e deklarimit të pasurisë së Mërgim Lushtakut, djalit të kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, që nga viti 2011 kur edhe ka filluar punën  fillimisht si ushtrues detyre i drejtorit për Integrime Evropiane brenda Ministrisë së Pushtetit Lokal, tregon pasurinë e tij që është rritur vit pas viti dhe bizneset që janë shtuar brenda 3 viteve të fundit.

Nga BMW X5 deri në 100 mijë euro kesh – Si u pasurua Mërgim Lushtaku gjatë kohës sa e kishte babanë në burg

Sami Lushtaku kishte hyrë në burg në një kohë kur djali i tij Mërgimi, sapo kishte filluar të inkuadrohet në institucionet e Qeverisë së Kosovës. Saktësisht në vitin 2011 ai edhe detyrohet të bëjë deklarimin e parë të pasurisë në cilësinë e ushtruesit të detyrës në MAP.

Ai ka dalë nga burgu dhe djalin e ka gjetur deputet të Kuvendit të Kosovës, por edhe më të pasur sesa e kishte lënë, raporton Insajderi.

Pasuria dhe bizneset e tij në këtë vit nuk është se janë të mëdha, por qysh prej vitit 2011 ku ai kishte deklaruar vetëm një banesë dhe një BMW X5 deri në vitin 2017 ku ai ka deklaruar mbi 100 mijë euro para kesh, tri biznese dhe para të tjera nga bashkëshortja e tij që punon në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ja deklarimi i pasurisë nga Mërgim Lushtaku vit për vit.

MergimLushtaku2011

Në deklarimin e pasurisë të vitit 2011, Mergim Lushtaku ka qenë u.d drejtor ku ka marrë rrogë vjetore prej 5 mijë e 580 eurove.

Ka deklaruar një banesë 54 metra e blerë në vitin 2005 në vlerë prej 45 mijë e 900 euro dhe BMW X5 e blerë në vitin 2010 me vlerë prej 18 mijë eurove.

Bashkëshortja e tij merr mbi 5 mijë euro.

MergimLushtaku2012

Lushtaku vazhdon të jetë u.d i drejtorit në MAP por me pagë prej 6 mijë e 251 eurove plus ka deklaruar të hyra nga një qera prej 250 eurove në muaj për një lokal në Prishtinë.

Këtë vit, Mërgimi deklaron edhe të hyrat e babait Sami Lushtaku si kryetar i Komunës, në vlerë prej 12 mijë e 600 euro.

Ndërsa, bashkëshortja e tij vazhdon të punojë në MPB, me pagë vjetore prej 5 mijë eurove.

Në vitin 2012, Mërgimi ka dhënë një deklarim edhe për një biznes të tijin “Agjencioni për Patundshmëri Virtuale”.

MergimLushtaku2013

Në vitin 2013, Mërgim Lushtaku bëhet drejtor i Integrimeve Evropiane në MAP. Deklaron se ka ndryshuar emri i biznesit të tij në Agjenci për patundshmeri “Virtyti Shpk”.

Këtë vit përpos pagës prej 5,352 eurove Mërgimi si drejtor merr edhe shtesa prej 3,600 eurove.

Babai i tij, Sami Lushtaku,vazhdon të marrë it 12,600 euro në vit si kryetar komune, edhe pse ai është në burg. E bashkëshortja e Mërgimit vazhdon të marrë 5 mijë euro në vit.

MergimLushtaku2014

Në vitin 2014, Mërgimi përpos punës si drejtor dhe kompanisë “Virtyti” deklaron edhe dy biznese të tjera “AIM” dhe “Ferma Jonë” ku është si bashkëpronar.

Banesa e tij që në deklarimin e vitit 2011 kishte vlerën afro 46 mijë euro, në vitin 2014 bëhet 70,000 mijë euro. Në të njëjtin formular deklaron se e ka shitur banesën me këtë çmim.

Paga si drejtor në Ministri dhe shtesat janë të njëjta me vitin 2013. Edhe paga vjetore e Sami Lushtakut vazhdon të ecë teksa në këtë vit shënohet se babai i tij, Sami Lushtaku, ka përfitime prej 36,000 eurove në vit nga biznesi “Shqiponja” në të cilën ai është aksionar.

E bashkëshortes së Mërgim Lushtakut, i  rritet paga në Ministrinë e Punëve të Brendshme nga 5 mijë euro vjetore në 8,408 euro.

2015

Në vitin 2015 nuk e deklaron pasurinë.

MergimLushtaku2016

Në deklarimin e vitit 2016 – Mërgim Lushtaku përpos punës si drejtor në MAP dhe tre bizneset, deklaron se është edhe anëtar bordi në Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” nga ku ka përfituar mbi 1 mijë e 200 euro në vit.

Nga tri bizneset deklaron përfitime mbi 8 mijë euro.

Deklaron para të gatshme prej 87,950 eurove të cilat i ka shkruar se i ka në “pronësi private” ndërsa bashkëshortja ka 7 mijë euro para të gatshme.

Paga nga MAP vazhdon njëjtë, por shtesat i bien në më pak se 2 mijë euro.

Për babanë e tij, Sami Lushtakun, Mërgimi deklaron 20,324 euro të hyra nga aksionet në biznesin “Shqiponja”, 12 mijë e 600 euro paga si kryetar i Komunës dhe plus një pension invalidor prej 2 mijë e 400 eurove.

Edhe këtë vit, bashkëshortes së Mërgimit vazhdon t’i rritet rroga nga 8 mijë e 408 euro në 9 mijë e 504 euro.

MergimLushtaku2017

Viti 2017, Mërgimi deklaron mbi 1 mijë e 500 euro para të gatshme nga biznesi “Ferma Jonë”, plus mbi 8 mijë euro të hyra nga tri bizneset tjera.

Paratë e gatshme vazhdon ti mbajë në “pronësi private” por kjo pasuri është rritur tash në 90,500 euro.

Nga MAP merr 6,552 euro, nga Ibër-Lepenci 4,580 euro.  Këtë vit bashkëshortja e tij merr honorar nga Universiteti i Mitrovicës në vlerë prej 468 euro në muaj.

Sami Lushtaku vazhdon ta marrë pagën si kryetar Komune por nuk e deklaron pensionin invalidor.