Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit për një muaj ndaj një personit që dyshohet të ketë kryer veprën “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjet”.
Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore të Ferizajt kohëzgjatja e paraburgimit ka filluar që nga data e arrestimit me 4 korrik dhe do të zgjas deri me 3 gusht.
“Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit dhe i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj, duke filluar nga data e arrestimit 4 korrik 2017 dhe do të zgjas deri më 3 gusht 2017”, thuhet në njoftim./Insajderi.com