BIK-u thotë se u takua me Komunën e Prishtinës, komuna ka një version tjetër

BIK-u thotë se u takua me Komunën e Prishtinës, komuna ka një version tjetër

Bashkësia Islame e Kosovës në ueb faqen e saj zyrtare ka njoftuar për një takim me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin.

Sipas këtij njoftimi temë diskutimi kanë qenë cështje të ndryshme, ku me theks të veçantë është përmendur ndërtimi i Xhamisë së re në Prishtinë.

Por në këtë takim përveç Ahmetit në takim ka qenë edhe kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti.

Por për dallim nga njoftimi i BIK-ut, Adonis Tahiri, zyrtar për medie në Komunën e Prishtinës ka thënë se ki takim ka qenë në nivel të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosjes e jo në atë të Komunës së Prishtinës.

“Në këtë takim janë diskutim shumë çështje ndër to ka qenë ndërtimi i Xhamisë së re në Prishtinë por Kurti në takim ka marrë pjesë në cilësinë e kandidatit për kryeministër”, ka thënë Tahiri.

Pas këtij takimi për Insajderin, Resul Rexhepi nga Bashkësia Islame e Kosovës është shprehur i bindur se shumë shpejtë do të jepet leja për ndërtimin e Xhamisë së re.

Por ai ka refuzuar të flasë për nivelin e këtij takimi që është zhvilluar.

Shkrimet e Insajderit lidhur me këtë takim:

KOMUNA SQARON PJESËMARRJEN E KURTIT NË TAKIMIN MES AHMETIT DHE TËRNAVËS

KOMUNA MOHON SE I ËSHTË DHËNË LEJA PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË MADHE

PJESËMARRJA MISTERIOZE E KURTIT NË TAKIMIN E AHMETIT ME TËRNAVËN

PROCEDURAT QË BIK-U DUHET TË I NDJEK PËR MARRJEN E LEJES SË NDËRTIMIT TË XHAMISË NË PRISHTINË

BIK-U SQARON “LEJEN” PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË RE

TËRNAVA THOTË SE SHPEND AHMETI IA KA DHËNË LEJEN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË NË PRISHTINË