Dardan Sejdiu i cili ka fituar mandatin për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se Kadri Veseli nuk është njeri u duhur për kryetar të Kuvendit.
Ky qëndrim nuk i ka pëlqyer deputetes së PDK-së, Ganimete Musiu, e cila ka reaguar përmes një postimi në Facebook.
Musliu ia ka përmendur Sejdiu kohën kur nëna e tij punonte si gjyqtare në kohën e Millosheviqit.
“Sot paska fol edhe ylli i ri i estradës së kuqe sovjetike nga VV, Dardan Sejdiu, që po shijon “sukseset” e fitores humbëse të 11 qershorit dhe paska thëne se Kadri Veseli nuk është njeri i duhur për kryeparlamentar!?”, kishte shkruar Mulsiu në reagimin e saj.
“Ani, mirë e ka, pasi tash ka fituar edhe mandatin e deputetit, ky ma i butë se ai shoku i tij “Skenderbeu” ( baba i tij me alltia u endeke në Kosovën e vrarë të vieve 98-99 nga Millosheviqi atë kohë, e me leje të tij); por edhe ky Sejdia me nanën e vet, gjyqetare të dhunshme të Millosheviqit në Kosovë, duke punuar deri në 1999, me kanë me nxanë Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin të gjallë atëhere, nuk dihet a i kishin lëshuar të gjallë ndonjëhere prej gjyqit serb ku ka punuar!? E lëre ma kryetar shteti apo kryeparlamentar!”, ka shkruar më tej Musliu.
Kjo ma bërë që të reagojë edhe vetë Dardan Sejdiu, duke paralajmëruar padi ndaj Ganimete Musliut.
“Kadri Veseli paska udhëzuar Ganimete Musliun që me shpifje personale të më sulmoj. Këto metoda tashmë te tejkaluara të ShIK nuk dhezin më. Shpifjet nuk e bëjnë Kadrinë kryetar kuvendi e tash më qe besa e bëjnë humbës të zgjedhjeve. Nesër për Ganimeten padia e sot e nesër për Kadrinë vec humbja”, ka shkruan Sejdiu në reagimin e tij në Facebook.
Paralajmërimi për padi ndaj Musliu ka bërë që të reagojnë edhe zyrtarë tjerë të PDK-së.
Është anëtari i kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri, ka ironizuar me Dardan Sejdiun, duke thënë se ai duhet ta sqarojë se cilat gjyqe i preferon.
“Patriotët e bashkimit të madh (ndër)kombëtar sovjetik po i njohin gjyqet. Kjo është shenjë e mirë. Por, vetëm ju ka mbetur ta sqarojnë edhe cilat gjyqe i preferojnë?!”, ka shkruan Tahiri në Facebook.
“Dardan Sejdiu me gjithë qejf do ta padiste Ganën në gjyqin ku i ka punuar nëna deri më 1999. Nëse mbrëmë e kishte fjalën për padi, se kinse ka fyer ndonjë kolege të Danica Marinkoviqit (kjo e fundit kriminele e njohur e gjyqësisë serbe në regjimin e Millosheviqit, si dhe kolege pune e nënës së Dardan Sejdiut) dhe ka njollosur gjyqësinë serbe të asaj kohe, atëherë për Dardanin padyshim se ky do të jetë një gjyq i fituar dhe interesant!”, ka shkruar më tej ai.
“Ndërsa, interesante, jo vetëm për Ganën, por edhe për mua është si u bë që të gjithë bijtë dhe bijat e “vërteta” të bashkimit kombëtar kanë arritur të gjejnë çerdhe në Vetëvendosje – kjo vërtetë është për t’u çuditur”, vazhdon statusi i tij.
“A mund të ketë ndërlidhje kjo trashëgimi e lidershipit të ri të Vetëvendosjes me vetë qëndrimin e saj për të mos njohur shtetin, flamurin dhe organet e gjyqësisë së Kosovës, që i refuzonin gjithmonë, përveç kolegëve të kohës së “artë” të nënës së Dardanit nga gjyqet e Millosheviqit”, ka vazhduar polemikën Tahiri me Sejdiun.
‘Si nëna e Dardanit që ka punuar deri më 1999 në organet serbe të “drejtësisë” janë ende edhe shumë mbetje në sistemin tonë të drejtësisë! Ndoshta aty po i mbajnë shpresat Vetëvendosje dhe Dardani në padinë e tyre. Edhe ashtu, soji i tyre i kanë shërbyer Vetëvendosjes me shumë devotshmëri deri më sot!”, përfundon postimi i anëtarit të kryesisë së PDK-së, Abelard Tahirin./Insajderi.com