Gashi: Të martën nuk ka shans të mbahet seanca konstituive

Gashi: Të martën nuk ka shans të mbahet seanca konstituive

Pas takimit që Ramush Haradinaj e ka zhvilluar me presidentin, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar se javën e ardhshme mund të mbahet seanca konstituive e kuvendit.

Por sipas deputetit të LDK-së, Arben Gashi diçka e tilla nuk mund të ndodhë të martën, si dita që është përmendur se mund të mbahet seanca.

“Nuk mendoj se mund të mbahet takim në cilësinë e të ngarkuarit për formimin e Qeverisë. Fillimisht duhet të fillojë procedura për konstituimin e kuvendit”, ka thënë Gashi.

Gashi thotë se thirrja e seancës konstituive e kuvendit para dhjetë ditëve do të përmbahet shkelje.

“Të martën nuk ka shans ta mbahet seancë. Matematikisht dhe juridikisht kjo është e pamundur. Afatet ligjore fillojnë të ecin nga e hëna”.

Gashi ka thënë se afati i parë më afat të përshpejtuar seanca do të mund të thirrej vetëm të premten e javës së ardhshme.