
Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të bashkëqeverisje me Partinë Demokratike, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Isa Mustafa, kryeministër në largim i Kosovës dhe kryetar i LDK-së.
Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që LDK të përfshihet në Qeverinë e ardhshme, por pa PDK-në dhe duke e ruajtur pozitën udhëheqëse të Qeverisë së re.
“Në qoftë se e gjejmë hapësirën për të marrë pjesë në qeverisje, duke e ruajtur edhe subjektivitetin tonë, të themi edhe si koalicion edhe si LDK, hyjmë. Në qoftë se jo, ne e ndjemë veten shumë mirë në opozitë gjatë kësaj periudhe, që t’i ndihmojmë vendit përmes opozitës”, ka thënë ai.
“Në vend që ne në Itali të komunikojmë me njerëz dhe t’i hapim perspektivë vetës, të bashkëpunimit në gjithë ato hapësira që po na i ofron edhe Bashkimi Evropian dhe të tjerët, ne tash duhet të kthehemi dhe të merremi me vetveten. Ndërkaq, pesë vende të tjera të Ballkanit Perëndimor ecin rrugës së zhvillimit ekonomik, të integrimeve, të përmbushjes së kapitujve të ndryshëm që i ka hapur Bashkimi Evropian për integrimin e tyre. E ne duhet të kthehemi dhe të masin se a mund të sigurojmë një deputet, dy deputetë, tre deputetë, ta bëjmë Qeverinë apo s’mund ta sigurojmë dhe atë pa asnjë nevojë”, ka thënë ai.
“Qeverinë nuk mund ta bëj edhe me minoritetet, asnjë prej këtyre subjekteve. Është edhe problemi i mosbesimit të brendshëm që është krijuar në këtë proces, sepse në qoftë se unë nisem tani prej Lidhjes Demokratike të Kosovës ose prej koalicionit tonë me ARK-në, Alternativën dhe Lëvizjen për Drejtësi”, ka thënë ai.
Mustafa ka thënë se pavarësisht progresit që do të mund të kishte qeveria e ardhshme do të donte që qeveria të themelohet nesër.
“Unë do të doja që Qeveria të themelohej nesër, pa marrë parasysh çfarë ka ndodhur sepse ky vend është në rrezik që të shkojë përpara pa Qeveri dhe pa institucione. Por, po e shoh që po shkon mjaft vështirë sepse mjerë ajo Qeveri e cila mbetet peng i dy, tre apo katër deputetëve ose peng i 10 deputetëve të Listës Serbe, të cilët nesër, kur të duan hyjnë në sallë dhe kur të duan e lëshojnë sallën dhe asnjë ligj nuk mund të procedohet në Kuvend, në qoftë se nuk marrin pjesë në votimin e atij ligji 61 deputetë”.
“Ky është problemi. Nuk është problemi më i marrjes së vendimeve të mëdha, por është problemi i marrjes së vendimit për themelimin e institucioneve dhe çfarë vendime mund të marrin ato institucione të cilat e kanë shumicën, ose s’e kanë tani ose mund ta kenë në margjinë. Pra, do të jetë një proces shumë i kontestueshëm edhe për legjislativin edhe ekzekutivin në të ardhmen”, ka thënë ai.