Hasan Shala, kryetar i deritashëm i Gjykatës së Apelit, ka njoftuar se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që nga sot nuk do të jetë më kryetar i Gjykatës së Apelit.
“Njoftoj se në përputhje me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, nga sot, me 17.07.2017, nuk jam kryetar i Gjykatës së Apelit”.
“Pres që KGJK-ja, shumë shpejtë t’i kryej obligimet e veta në raport me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ne të vazhdojmë me synimet tona të përbashkëta, për një gjyqësor, të pavarur dhe të paanshëm, efikas, transparent, të besueshëm dhe llogaridhënës”, ka thënë Shala.
Kushtetuesja ka gjetur se Këshilli Gjyqësor ka shkelur disa nene të Kushtetutës së Kosovës kur ka vendosur që për kryetar të Apelit të votoi Hasan Shalën./Insajderi.com