Përderisa të gjithë po e presin 10 vjetorin e Apple dhe telefonin e ri, kanë filluar thashethemet rreth versionit të vitit të ardhshëm, që jozyrtarisht quhet “iPhone 9”.
Thashethemet e fundit përfshijnë rivalin më të madh të Apple, Samsung.
Sipas një raporti nga publikuesi korean “The Investor”, Apple pritet që të trokasë në derën e Samsung për të prodhuar çipa të cilët do të fuqizojnë telefonin e fuqishëm iPhone 9, transmeton Gazeta Express.
Sipas këtij raporti, Samsung do të prodhojë çipa me 7 nanometra vetëm për iPhone – me ekzekutivët e kompanisë që raportohet se arritën marrëveshje në zyrat e Apple muajin e kaluar.
Shumica e njerëzve e njohin Samsung si një kompani që bën telefona për të garuar direkt me iPhone, por ata nuk e dinë se kjo kompani është gjithashtu në biznesin e prodhimit në masë të komponentëve teknologjik (procesorëve, ekraneve, baterive, etj.).
Samsung ka prodhuar edhe më herët pajisje harduerike të përdorura në iPhone. Kompania aktualisht e furnizon Apple me RAM për iPhone 7 dhe raportohet se do të jetë furnizues i ekraneve për iPhone 8.
Duke nënshkruar kontratë për të prodhuar çipa për iPhone-in e vitit të ardhshëm padyshim se do ta forconte shumë Samsung-un.
Nëse ky raport nga The Investor është i vërtetë, atëherë padyshim se iPhone 9 do të jetë telefon i fuqishëm falë Samsung.