Mjeku që dyshonte në insulinë: Nuk jemi shtazë eksperimentale

Mjeku që dyshonte në insulinë: Nuk jemi shtazë eksperimentale

Endokrinologët Bardhyl Gashi dhe Luan Gola në nëntor të vitit të kaluar ishin ankuar para komisionit parlamentar për shëndetësi për Insulinën Biosemilare. Insulina për të cilën kishte vendosur Ministria e Shëndetësisë të furnizoi pacientet kosovar të prekur nga diabeti.

Bardhyl Gashi, para komisionit kishte treguar me fjalë të ashpra atë çfarë kishte menduar për insulinen e re, shkruan Insajderi.

Ai kishte thënë se qytetarët tonë nuk do të do të duhej të ishin shtazë eksperimentale.

“Nuk jam kundër kompanisë nuk merrna me ata por kam thënë gjithmonë që me ardhur edhe shqiptart me marrë një insulinë qysh duhet, bile e kom fol një fjalë pak të rënd kom thanë nuk jemi shtazë eksperimentale”, kishte thënë Gashi para komisionit të shëndetësisë.

Ai më tutje kishte rrëfyer edhe përvojat me mjekët e tjerë diskutimet lidhur me këtë insulinë.

“Në një mbledhje që e patëm në Tiranë Dr. Agron Ylli, tha nuk do të hyjë asnjëherë tek unë, asnjëherë pacientët nuk do të furnizohen me këtë insulinë”, kishte thënë Gashi në nëntor të vitit të kaluar.

Gashi ishte ankuar së bashku me endokrinologun tjetër, Luan Gola. Ky i fundit kishte thënë se kjo insulinë mund të duket biologjikisht e njëjtë por e ndryshme në efekt.

“Ka dy komponentë e para është ne kemi bërë një kthim prapa. Është diçka tjetër insulina humane dhe është diçka tjetër insulina biosemilare vetë fjala tregon se biologjikisht është e ngjashme por nuk është me efektin e njëjtë”, kishte thënë Gola.

Ministria e Shëndetësisë sot ka dërguar për analizë të kontrollit të cilësisë në Agjensionin për Barna dhe Pajisje Mjekësore në Zagreb të Kroacisë.

Raportohet se Kosova është i vetmi vend në Evropë i cili përdorë insulinën e dyshimtë Biosemilare, insulinë kjo që është përdorur nga të prekurit e diabetit./Insajderi.com