Gjermania e Franca përkrahin anulimin e projekteve në Mitrovicën veriore

Gjermania e Franca përkrahin anulimin e projekteve në Mitrovicën veriore

Gjermania dhe Franca i kanë dhënë mbështetje vendimit të Përfaqësueses speciale të Bashkimit Evropian në Kosovë për pezullimin e mbështetjes financiare prej 7,8 milionë euro për Mitrovicën e Veriut.

Këto mjete ishin ndarë më herët për projektin e ndërtimit të qendrës kulturore dhe projektin e ndërtesës së re të universitetit.

Në një deklaratë për media dërguar nga ambasadat e këtyre dy vendeve, thuhet se shfrytëzimi i fondeve të BE-së të siguruara për të mirën e popullatës lokale duhet të jetë transparent dhe të mbikëqyrura, “duke përmbushur gjithashtu edhe kushtet e përcaktuara në kontratën ndërmjet Komunës së Mitrovicës dhe Zyrës së BE-së.”

Javën e kaluar, Zyra e BE-së njoftoi se i është dashur të anulojë ndihmën financiare prej 7.8 milion euro për Mitrovicën e Veriut.

Projektet parashihnin ndërtimin e një qendre kulturore dhe të një ndërtese të re universitare në Mitrovicën e veriut.

“Për fat të keq, autoritetet vendore dështuan t’i largojnë ndërtesat e paligjshme ekzistuese dhe të krijojnë çasje në të gjitha punishtet”, thuhet në një njoftim të Zyrës se BE-së./Insajderi.com