Kur me 21 korrik në mbledhjen e fundit të Qeverisë në ikje të drejtuar nga Isa Mustafa, miratoi vendimin për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i Projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës, zona kadastrale Hade dhe Shipitullë, Komuna Obiliq, Qeverisë së re megjithatë, iu la një sfidë që mund të qoj në kollaps energjetik vendin.
Cilido që të fomojmë Qeverinë e re të Kosovës, 17 vite pas përfundimit të luftës dhe 9 vite pas shpalljes së Pavarësisë, do të ketë para vetës një problem elementar për jetesë: energjia elektrike.
Dy kandidatët që pretendojnë se i kanë numrat për krijimin e Qeverisë, Ramush Haradinaj nga koalicioni PAN apo Albin Kurti nga Vetëvendosje e cila po thotë se është afër marrëveshjes me koalicionin LAA, kanë premtuar në fushatë për një Kosovë evropiane me sfida të një shoqërie moderne, por puna e parë me të cilën do të ballafaqohen cilido prej tyre është sigurimi i energjisë elektrike, 24 orë në ditë, raporton Insajderi.
Drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj i ka thënë Reuters, se KEK-ut i duhet të marrë në shfrytëzim 52 hektarë të pronës private në mënyrë që të nxjerrë qymyrin e pashfrytëzuar, por banorët lokal duan më shumë para për rivendosjen e tyre dhe Qeveria e Kosovës nuk e ka adresuar me sukses këtë problem, edhe pse ky proces kishte nisur në vitin 2013.
“Ne do të punojmë me kapacitet të plot vetëm edhe dy javë”, ka thënë Gjukaj për Reuters.
“Në javët e ardhshme ne do të përballemi me një mungesë të konsiderueshëme të energjisë elektrike nga njësitë gjeneruese. Të gjitha varen sesi ne do të shpenzojmë rezervat e ngarkesës”, ka shtuar ai
Kësisoj Kosova është në prag të një kolapsi energjetik me Korporatën e saj Energjetike e cila ka vetëm edhe dy javë rezerva të qymyrit për të prodhuar energji elektrike.
KEK nuk mund të marrë qymyr edhe pse shumë, afro 14 trilion rezerva të linjitit, i pesti në vend me sasinë më të madhe të linjitit në botë.
Fakti se Qeveria e Kosovës nuk mori vendim për të shpronësuar pronën private nga ku duhet të nxirret linjiti ka sjellë punën deri tek kjo krizë./Insajderi.com