Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka përdorur “ardhmërinë e fëmijëve të saj” për të dhënë një argument pse Lëvizja Vetëvendosje nuk bënë të udhëheqë me vendin.
Në një debat në televizionin publik, deputetja nga Skenderaj, Deliu, duke replikuar me nënkryetaren dhe deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk është parti së cilës mund ti besohet formomi i Qeverisë, duke iu referuar veprimeve gjatë protestave dhe seancave me gaz në legjislaturën e kaluar të Kuvendin.
“Personalisht frikësohem për të ardhmen e fëmijëve të mi në një Qeveri që do të qeveriset nga Albin Kurti. Unë personalisht kam frikë që Dardan Molliqaj do të merr një pozicion për të ardhmen e fëmijëve të mi ”, ka thënë Deliu, duke iu referuar publikimeve të PDK-së për “aktivistët e VV-së të punësuar në Komunën e Prishtinës”.
E deputetja e VV-së, Mulhaxha-Kollçaku tha se nuk dëshiron ta luaj “avokaten e Molliqajt” por akuzat për bandën e saj janë të pasakta. Vetëvendosje ka sqaruar se “lista me aktivistë të VV-së të punësuar në Komunën e Prishtinës” janë vetëm persona të angazhuar nga Komuna për “të kryer punë të caktuar në një periudhë të caktuar dhe jo të punësuar”.