Gratë nga Diaspora mbledhin fonde me “Tallava Party”

Gratë nga Diaspora mbledhin fonde me “Tallava Party”

Të hënën, Forumi i Grave nga Diaspora kishte organizuar një eveniment humanitar, përmes të cilit u mblodhën fonde për një familje e cila ka nevojë për shtëpi.

Ndihma ishte për Lumnije Rudhanin, e cila kishte nevojë për strehim të saj dhe vajzës 9 vjecare.

Kjo është shtëpia e tretë që ky forum ka arritur ta ndërtojë,  raporton Klan Kosova.

Në pamje të parë të kësaj inicative, të duket se je duke shikuar një aheng apo dasme shqiptare.

Gra dhe vajza të moshave të ndryshme kishin kapur vallën dhe kërcenin nën tingujt e tallavasë.

Kodi i veshjes për këtë ngjarje humanitare ishte fustane të ngushtë darsme, frizura dhe take të larta. Përpos të gjitha shpenzimeve të mbledhisë, gratë kanë pasur mundësi që një shumë të mirë të ndajnë edhe për dukje.

Në krye të këtij organizimi është  Mina Sadiku, e cila jeton në Suedi.

“Për momentin, brenda një muaji kemi dy shtëpia, kështu që shtëpia e tretë është në rend”, kishte thënë Sadiku për Klan Kosovën.

Ndihmë u ofrua edhe nga këngëtari Taulant Bajraliu i zhanrit i tallavasë, i cili argëtoi falas gratë e organizimit.

Në këtë ngjarje ka pasur gra të cilat kishin ardhur në Kosovë vetëm e vetëm për këtë festë./Insajderi.com