Nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu do të jap dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Prishtinës pasi me 3 gusht do të hy në Kuvendin e Kosovës si deputet i zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, tha në një intervistë të tijën ne Rrokum TV se ai do të zëvëndësohet nga drejtor apolitik.
“Pasnesër e dorëzoj postin e nënkryetarit , Muhedin Nushi ka me u emëru në atë post”, ka thënë Sejdiu.
Por kjo nuk është e vërtetë, raporton Insajderi.
Drejtori i Administratës në Komunën e Prishtinës, Muhedin Nushi i diplomuar në Fakultetin Ekonomik pranë Universitetit të Prishtinës, në formularin e deklarimit të pasurisë për vitin 2017, ka treguar s është paguar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ai e ka deklaruar një shumë prej 1 mijë e 500 euro si honorar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Nushi sipas biografisë në Komunën e Prishtinës, ka punuar në Institutin për Hulumtime Shkencore dhe Zhvillim (INKOS) në Obiliq nga viti 1985 deri në vitin 1990. Nga viti 1992 deri në vitin 2000 ka qenë i punësuar në sistemin bankar.