Bajrami komenton vizitën e Mustafës tek familja Rugova

Bajrami komenton vizitën e Mustafës tek familja Rugova

Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës, konsideron tejet të natyrshëm takimin e sotëm të zhvilluar në mes Kryetarit të këtij subjekti partiak, Isa Mustafës tek familja e ish-Presidentit Ibrahim Rugova.

Në Info Magazine të Klan Kosova, Bajrami tha se ky takim nuk ka të bëjë asgjë në lidhje me posedimin e deputetëve të mjaftueshëm për formimin e Qeverisë apo për partneritet të mundshëm me ndonjërin nga subjektet tjera partiake në vend.

Tutje Bajrami tha se nuk ka asnjë deputetë nga LAA apo Vetëvendosje, që do e votojë Kadri Veselin për kryeparlamentar e po ashtu për ta votuar formimin e Qeverisë Haradinaj, transmeton Klan Kosova.

”Është zhvillim komplet i natyrshëm, për shkak të historikut të familjes Rugova. Të gjithë zyrtarët e partive kanë relacione të mira me familjen Rugova”, ka thënë ajo.

”Nuk mund të cilësohet ndryshe përvec një takim i natyrshëm”.

”Ky takim do të thotë se ajo do të votojë sipas organeve të Partisë LDK. Më e natyrshme është vizita e Mustafës në familjen Rugova se sa e Haradinajt që ndodhi ditë më parë”, ka shtuar ajo.

 

”Do e quaja të pandershme nëse ka deputetë të tillë nëse ka në LAA apo VV që do e votojnë PAN për Qeveri e nuk deklarohen sot. Por, nuk ka të tillë, sepse po të kishte do duhej te dilnin haptas”, ka thënë Bajrami, njofton Klan Kosova.