RTK-ja “zbulon” qytetarët që lexojnë libra “larg paragjykimeve”

RTK-ja “zbulon” qytetarët që lexojnë libra “larg paragjykimeve”

Pasi  të hënën raportoi për një qytetar kosovar që jeton në Norvegji i cili ka një problem me ujin në banesën e tij, televizioni publik ka vazhduar edhe të martën që të sjellë një temë të kësaj rëndësie.

Në Lajmet Qendrore RTK ka bërë një storie në të cilën ka treguar për disa persona që lexojnë libra, teksa ka treguar për nismen “Lexo Kudo” të një organizate “Etea” që ka për qëllim të nxisë leximin

Storja nisë me një vajzë me emrin Marigona e cila në vend se të rri në telefon gjatë verës lexon libra.

Më pas RTK ka gjetur edhe një person tjetër. Ai është një student i dramaturgjisë i cili gjithashtu lexon libra.

E sipas RTK-së libri në Kosovë pas kësaj iniciative ka filluar të lexohet kudo “larg paragjykimeve”.

“E këto pamje tregojnë se lexohet në çdo mjedis dhe larg paragjykimeve”, raporton RTK-ja pa sqaruar se cilat janë paragjykimet në Kosovë mbi librin./Insajderi.com

LEXIMI KUDO

Posted by RTK on Tuesday, 1 August 2017