Aksioni kundër kokainës që rezultoi me plagesë midis Tirane

Aksioni kundër kokainës që rezultoi me plagesë midis Tirane

Policia e Tiranës ka zbardhur të plotë ngjarjen që ndodhi pasditen e sotme në Tiranë, në lagjen “Don Bosko”, ku i plagosur mbeti një person si dhe u sekuestruar një sasi kokaine.

Ka qenë pikërisht një informacion i mbëritur në seksionin për hetimin e narkotikëve se shtetasi me iniciale B.P, (Bledar Peci) ushtronte  aktivitet të kundraligjshëm të shitjes së lëndës narkotike të llojit kokainë në zonën e Don Boskos, ai që ka vënë në lëvizje uniformat blu.

Në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative është konstatuar se shtetasi B. P.  po lëvizte me automjetin tip Citroen, së bashku me shtetasin A.M.,në zonën e Don Boskos. Nga ana e shërbimeve i është bërë shenjë të ndalonte. Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur shenjës të ndalimit, por ka lëvizur me shpejtësi duke bere disa manovra te rrezikshme te cilat  rrezikuan jetën e oficerëve të policisë duke përplasur një automjet te ndërhyrjes.

Gjithashtu në këtë moment me qëllim parandalimin e largimit të automjetit dhe pas  thirrjes së punonjësve të policisë për të ndaluar fillimisht, është paralajmëruar me qitje në ajër dhe më pas në drejtim të gomave te automjetit,  ku si pasojë ka ngel i plagosur shtetasi B P, i cili u transportua në spital jashtë rreziku për jetën.

Pas përplasjes është bërë i mundur ndalimi i shtetasit B.P, 27 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruat në mjetin tip Citroen, në pjesën e këmbëve të pasagjerit është gjetur dhe sekuestruar ne cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme e lëndës së dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Për pasojë  është kryer kontrolli i banesës sç shtetasit A.M. ku është gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme lende e dyshuar si narkotike e llojit kokainë, një peshore elektronike si dhe një sasi kartmonedhash në valutë euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

U arrestuan në kushtet e flagrancës shtetasit B.P dhe A.M, ndaj të cilëve do referohen materialet në Prokurori për veprat penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë” parashikuar nga nenet 283/ 2 dhe 242 i Kodit Penal.