Përleshje në protestën e punëtorëve të KEK-ut

Përleshje në protestën e punëtorëve të KEK-ut

Një përleshje e vogël fizike ka ndodhur pak më parë në protestën e Sindikatës së re të KEK-ut si reagim ndaj kolapsit të paralajmëruar energjetik.

Pas fjalimit të kryetarit të kësaj sindikate, Rafer Osmani, një qytetar ka kërkuar fjalën, mirëpo nuk i është dhënë kjo mundësi.

Qytetari ka insistuar që ta marrë fjalën duke u thirrur në demokraci dhe duke thënë se është punëtor i KEK-ut.

Mirëpo në këtë moment, një punëtor tjetër ka ndërhyrë duke e shtyrë nga skena ku mbaheshin fjalimet, shkruan arbresh.info.

Pas këtij veprimi ka pasur edhe sharje e fyerje ndërkohë që reagimi i Policisë ka qenë i menjëhershëm duke ndërhyrë.