Prania e zëvendëspresidentit të SHBA-së, Mike Pence në një Samit të liderëve ballkanik që po mbahet në Podgoricë ka bërë që Prishtina dhe Beogradi zyrtar të bëjnë të qartë kërkesat e tyre për super fuqinë botërore.
Kosova përmes presidentit të saj, Hashim Thaçi ka kërkuar përkrahjen e Amerikës për të eliminuar siç shkroi presidenti, të gjitha pengesat për anëtarësimin e Kosovës në NATO, raporton Insajderi.
Nga zëvendespresidenti Pence mora zotimin se SHBA-të do të angazhohet që të eliminohen të gjitha pengesat që Kosova të bëhet anëtare e plotë e NATO's. HTH
Posted by Hashim Thaçi on Wednesday, 2 August 2017
E Serbia nuk e ka përmendur fare NATO-n, por i ka kërkuar Pence përkrahje që Serbia të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, ani pse marrëdhëniet mes BE-së dhe SHBA-së pas ardhjes së Trump dhe Pence në krye te Amerikës janë ftohur shumë.
Ana Bernabiq është gruaja e parë serbe konservatore dhe haptazi homseksuale e zgjedhur si kryeministre e Serbisë.
Zgjedhja e saj si kryeministre u përshëndet nga BE-ja në të njëjtën kohë që vet kryeministrja shprehu haptazi simpatinë për Rusinë.
Një deklaratë nga zyra e Bërnabiq thotë se Serbia i kërkoi Pence që SHBA të vazhdojnë të mbështesin anëtarësimin e shtetit të saj në BE, raporton Insajderi.
Por kryeministrja nuk e përmendi fare NATO-n për shkak të ndikimit të fortë të Rusisë anipse kanë zgjedhur rrugën e anëtarësimit në Rusi. Gjithashtu Serbia ka përjashtuar mundësinë e hyrjes në NATO. /Insajderi.com