Samiti i Kartës së Adriatikut ‘US-Adriatic Charter’ i mbajtur në kryeqytetin e Malit të Zi mblodhi liderët e shteteve të Shqipërisë, Bosnjës, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Sllovenisë dhe Kroacisë, Maqedonisë dhe normalisht Malit të Zi si mikpritës.
Pjesë e Samitit është edhe Amerika, që këtë vit u përfaqësua me numrin dy të SHBA-së, zëvendëspresidentin Mike Pence.
Por në takimin që është mbajtur në Podogricë kanë qenë të varur në sallën ku ka zhvilluar punimet Samiti, rapoton Insajderi.
Por aty nuk ka qenë të varura flamujt e Kosovës, Serbisë dhe Sllovenisë. Insajderi ka kërkuar nga zyra e kryeministrit të Malit të Zi për të shpjeguar mungesën e flamujve të tri shteteve.
Ndryshe prania e zëvendëspresidentit të SHBA-së, Mike Pence në një Samit të liderëve ballkanik që po mbahet në Podgoricë ka bërë që Prishtina dhe Beogradi zyrtar të bëjnë të qartë kërkesat e tyre për super fuqinë botërore.
Kosova përmes presidentit të saj, Hashim Thaçi ka kërkuar përkrahjen e Amerikës për të eliminuar siç shkroi presidenti, të gjitha pengesat për anëtarësimin e Kosovës në NATO, raporton Insajderi.
E Serbia nuk e ka përmendur fare NATO-n, por i ka kërkuar Pence përkrahje që Serbia të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, ani pse marrëdhëniet mes BE-së dhe SHBA-së pas ardhjes së Trump dhe Pence në krye te Amerikës janë ftohur shumë.
Ana Bernabiq është gruaja e parë serbe konservatore dhe haptazi homseksuale e zgjedhur si kryeministre e Serbisë.
Zgjedhja e saj si kryeministre u përshëndet nga BE-ja në të njëjtën kohë që vet kryeministrja shprehu haptazi simpatinë për Rusinë.
Një deklaratë nga zyra e Bërnabiq thotë se Serbia i kërkoi Pence që SHBA të vazhdojnë të mbështesin anëtarësimin e shtetit të saj në BE/Insajderi.
Insajderi ka kontaktuar me zyrën e Kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviq për të kërkuar një sqarim në lidhje me faktin pse mungojnë flamujt e Kosovës, Serbisë dhe Sllovenisë në sallën ku është zhvilluar Samiti i Kartës së Adriatikut, pasi edhe ato kanë qenë të pranishme në këtë ngjarje
Sergjan Kushovaq (Srđan Kusovac)këshilltar i kryeministrit malazez, i ka thënë Insajderit se arsyeja e mungesës lidhet me faktin se Kosova, Serbia dhe Sllovenia kanë qenë vetëm mysafir në këtë Samit.