
Përderisa ishte duke njoftuar diskutimet rreth temave ekonomike gjatë Samitit të Kartës së Adriatikut në Podgoricë, të mërkurën, Markoviç tha se kjo ngjarje u mbajt “në hotelin Clinton” – por realisht ishte në hotelin Hilton, ku edhe Pence e ka qëndrimin.
“Unë pres një këmbim të hapur dhe konkret të mendimeve nga udhëheqësit e SHBA-ve të Kartës së Adriatikut, gjatë samitit të më vonshëm të asaj dite, në hotelin K … në hotelin Klinton,” tha Markoviç.
Nuk është e qartë nëse Markoviç ishte hutuar apo vetëm ka lexuar një gabim drejtshkrimor, njofton B92.
Ky gabim nuk është dashur të ndodhë nga kryeministri i Malit të Zi pasi që Hoteli Clinton, të cilin gabimisht Markoviç e përmendi, është i kundër kandidates kryesore të Trump, Hillary Clinton.
Kjo duhet ta ketë bërë situatën shumë të palakmueshme për zëvendës presidentin e SHBA-ve, Mike Pence, i cili ishte prezent në takim./Insajderi.com