Hoti: PAN-i po u bënë presion deputetëve

Hoti: PAN-i po u bënë presion deputetëve

Kandidati për kryeministër nga LAA, Avdullah Hoti, ka deklaruar për media se mos prezenca e deputetëve të PAN-it në sallë ka konfirmuar që nuk e kanë shumicën për kryeparlamentar dhe kryeministër.

Sipas Hotit, ky koalicion është duke vazhduar presionin ndaj deputetëve.

“Ata janë duke bërë presion të deputetët për të bërë shumicën”, tha Hoti.

Por ai nuk u përgjigj rreth mungesës së deputetes Teuta Rugova në seancën konstituive.