Menduh Thaçi: Unë jam baba i opozitës shqiptare në Maqedoni

Menduh Thaçi: Unë jam baba i opozitës shqiptare në Maqedoni

Kryeqyteti i Maqedonisë, është përfshirë në protesta të dhunshme  pasi protestuesit janë mbledhur në Shkup dhe i kanë vënë flakën zyrës së presidentit, për të kundërshtuar vendimin e presidentitn Ivanov për t’i falur politikanët nën hetime, por kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, po merret me atë se kush është lideri i opozitës në këtë vend.

Kryetari i PDSH-së në Maqedoni, Menduh Thaçi, i bëri thirrje partive të tjera opozitare për unifikim, por ka caktuar kushtet duke thënë se ai përfaqëson partinë më të madhe opozitare, pasi ka legjitimitetin e fituar në zgjedhjet e fundit.

“Ata duhet njëherë ta pranojnë se kush është baba. Kush është lideri i opozitës. Kush është ai që e ka legjitimitetin e opozitës. Unë kam 67 apo 68 mijë vota dhe mu askush nuk më ka marrë prej rrugës e të thotë ky është udhëheqësi i opozitës”, ka thënë Thaçi në emisionin “Click Plus”.

https://www.youtube.com/watch?v=tMwmgJBWeXg

Nga partia “Uniteti” thanë se janë pra pro bashkëpunimit opozitar, ndërsa nga Besa nuk e kanë komentuar deklaratën e BDSH-së. Edhe dy partitë e tjera kanë të njëjtin qëndrim.