“Jam habitur nga ai” – Haradinaj flet për Labinot Tahirin

“Jam habitur nga ai” – Haradinaj flet për Labinot Tahirin

Ramush Haradinaj ka pritur që deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, të votonte pro propozimeve të koalicionit PDK-AAK-NISMA, gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Haradinaj ka thënë se e çmon Tahirin si person, mirëpo është shprehur se ka ngelur i habitur nga vendimet e deputetit të AKR-së.

“E çmoj Labin për dashurinë ndaj njerëzve të lirisë dhe brezave të lirisë. Mirëpo ai është dashur ta bëjë një hap më tutje [në seancën konstituive v.j]. Jam i habitur që se ka bërë një hap më tutje, mirëpo është vendimi i tij”, ka thënë Haradinaj.

Tahiri është përfolur si njëri nga deputetët e mundshëm që do të votojë qeverinë me Haradinajn të propozuar për kryeministër. /Insajderi.com