Maqedonia shpall gjendje të jashtëzakonshme

Maqedonia shpall gjendje të jashtëzakonshme

Qeveria e Maqedonisë shpalli gjendje të jashtëzakonshme në territorin e komunave të Makedonski Brod dhe Çashkë, ku prej disa ditësh ka zjarre aktive, njoftoi Ministria e Brendshme e Maqedonisë.

Oliver Spasovski që është edhe kryetar i komitetit udhëheqës për koordinim dhe menaxhim me kriza deklaroi se gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë 10 ditë.

Ky vendim është shpallur në seancën e djeshme të qeverisë.

Vendimi, është marrë me qëllim që institucionet kompetente që në mënyrë koordinuse dhe më efikase të menaxhojnë situatën sepse edhe ditëve të ardhshme priten temperatura të larta, e me këtë zmadhohet edhe mundësia për zjarre.

Spasovski theksoi se kjo gjendje e jashtëzakonshme po shpallet jo sepse situata është jashtë kontrollit por sepse ka nevojë për aksion koordinues.

Me vendim të tillë përveç Drejtorisë për shpëtim dhe mbrojtje, do të përfshihen edhe institucione tjera me qëllim të vënies së situatës nën kontroll.